sfida-imobiliare

Sfida imobiliare - sezoni 2

Kërkoni të blini një shtëpi të re por nuk vendosni dot cilën ofertë të zgjidhni?

Doni të dini se si blihet një apartament më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë të sigurtë?

Atëherë takoni Zhakun dhe Luanin. Misioni i tyre në çdo puntatë është t'i prezantojnë një blerësi alternativen e tyre.

Ata kanë të gjithë informacionin e ofertave më të mira të tregut në të gjithë Shqipërinë, ata dinë se si mund të bëjnë një aset imobiliar sa më të shfrytëzueshëm.

Rivaliteti i tyre do ta bëjë blerësin të kuptojë se cila është prona e duhur për të.

Ndiqeni çdo të martë ora 20:00 në Living HD!