erdhen-shkronjat

Erdhën shkronjat

Emisioni "Erdhën shkronjat" është një emision didaktik, edukues dhe zbavitës, qëllimi kryesor i të cilit është të shërbejë si një abetare virtuale, për fëmijët që e ndjekin nga ekrani. Grup-mosha të cilës i drejtohet është ajo nga 3-7 vjeç, si brenda ashtu ashtu edhe jashtë Shqipërisë, për fëmijët që duan të mësojnë gjuhën shqipe. Ky emision, synon të jetë tejet zbavitës dhe jo thjesht didaktik. Kjo do të arrihet përmes personazheve të larmishme, situatave të krijuara dhe krijimeve origjinale, si këngë e vjersha që do të shoqërojnë çdo episod të tij. Dy kafshë, një xhirafë dhe një luan, të quajtur Kiki dhe Koko, dy shokë të ngushtë, në kërkim të fuqisë, që do t’i bënte ata kafshët më të forta në të gjithë botën e kafshëve, kuptojnë se forca e vërtetë, qëndron tek dija. Ndaj për ta fituar, duhet të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë. Dhe fillimisht të mësojnë shkronjat.

Emisioni përbëhet nga 37 episode, ku në secilin prej tyre mësohet nga një shkronjë (dhe një episod përmbledhës për alfabetin), si dhe vjersha e këngë për të. Veç kësaj, gjithashtu në çdo episod, fëmijët marrin informacione të vlefshme për gjithçka që na rrethon, në gjuhën që arrijnë të përthithin më shpejt: të lojës, historisë, përrallës.

Çdo ditë, ora 17:17 në kanalin Tring Tring.