Emision për fëmijë, prodhim i Tring Digital. Edukativ dhe argëtues. Gjatë këtij emisioni, fëmijët do të mësojnë bazat e teknikës, për të krijuar me plastelinë dhe duart e tyre të vogla, kafshë, objekte e gjithçka tjetër.
Çlodhje, argëtim dhe të qeshura pa fund. Të gjitha këto i gjeni në Tring Comedy, kanali që u kushtohet të gjithë atyre që adhurojnë kinemanë që të fal gëzim dhe lumturi. Ky është kanali që transmeton në mënyrë të pandërprerë filmat më të bukur të zhanrit të komedisë. Aty shpalosen realizimet më të spikatura të të gjitha kohëve. Komeditë më të realizuara amerikane, italiane dhe franceze i gjeni vetëm në Tring Comedy. Përveç arkivit të pasur, në Tring Comedy keni mundësi që çdo të mërkurë dhe të premte të ndiqni premierat e zgjedhura nga komeditë më të bukura botërore, sepse çdo ditë e kaluar pa të qeshura, është një ditë e humbur.
Shpalos në tërësinë e këtij kanali botën e ndjenjave, të emocioneve dhe të dashurisë në të gjitha format e saj. Aty shfaqet shoqëria, lidhjet familjare, rrahjet e para të zemrës, përrallat romantike, pasionet e papërmbajtshme, erosi. Është i vetmi kanal ku mund të shihni gjithmonë filmat që ju çlodhin, ju argëtojnë dhe ju zbavitin. Trajtohen tema sociale dhe përcillen vlerat e familjes. Tring Life, kanali që përfaqësohet nga thjeshtësia, veprimtaria jetësore, ndjeshmëria dhe ana emocionale transmeton 180 filma në muaj dhe ka një arkiv prej 750 titujsh. Përveç jehonës artistike, zgjedhja e filmave bazohet edhe tek aktorët, te mesazhet e rëndësishme që ndikojnë në formimin dhe mënyrën e sjelljes së audiencës. Tring LIFE synon të ketë në qendër familjen, duke u përqendruar më shumë (por jo vetëm) tek audienca femërore, e cila tërhiqet më shumë nga realiteti dhe pasqyrimet e tij shpirtërore sesa audienca mashkullore. I drejtohet kryesisht një publiku nga 30-65 vjeç.
Është "salla" e publikut mashkullor. Në këtë kanal zë fill adrenalina dhe dridhmat që përjetohen nga zhanri i aksionit, trillerit dhe horrorit. Për ata që kanë nevojë për të gjitha këto, Tring Max është kanali i duhur. Aty shpalosen heronjtë, policët, gangsterët, vrasësit serialë, detektivët, agjentët sekretë, luftëtarët, ushtarët, shkencëtarët e çmendur. Çdo natë një takim i ri me yjet e Hollivudit, që janë simbol i kinemasë aksion. Kanali përshkohet nga suspanca, tensioni, heroikja, shpejtësia dhe ana aktive. Transmeton 180 filma në muaj me 700 tituj. Ciklet kryesore janë “Max Action” të hënën; “Criminal Max” të enjteve; netët horror të martave. I drejtohet kryesisht publikut nga 25-44 vjeç.
Është "salla" e publikut mashkullor. Në këtë kanal zë fill adrenalina dhe dridhmat që përjetohen nga zhanri i aksionit, trillerit dhe horrorit. Për ata që kanë nevojë për të gjitha këto, Tring Action është kanali i duhur. Aty shpalosen heronjtë, policët, gangsterët, vrasësit serialë, detektivët, agjentët sekretë, luftëtarët, ushtarët, shkencëtarët e çmendur. Çdo natë një takim i ri me yjet e Hollivudit, që janë simbol i kinemasë aksion. Kanali përshkohet nga suspanca, tensioni, heroikja, shpejtësia dhe ana aktive. Transmeton 180 filma në muaj me 700 tituj.
Është kanali që u kushtohet premierave absolute që vijnë nga Hollivudi, me buxhetet më të mëdha, si dhe me aktorët më të mirë. Ky është një ndër kanalet që shërben si një dritare për t’u njohur me të rejat e fundit nga kinematografia botërore. Yjet e ekranit të madh do të jenë çdo mbrëmje me ju, si dhe çdo javë me dy premiera absolute, duke ju ofruar tematika të ndryshme, që nga drama, komedia, aksioni, trilleri, shkenca e romanca. Ky kanal përfshin të gjitha produksionet e viteve të fundit, që nga viti 2012 deri në vitin 2015. I përshtatet të gjithë familjes, që nga filmat e animuar, që transmetohen gjatë fundjavës, e deri te filmat horror të ditës së martë. Mbetet një ndër kanalet më të ndjekura të platformës dixhitale Tring që prej vitit 2008, duke i ofruar teleshikuesit risinë dhe prodhimet më të mira të studiove të mëdha kinematografike.
Kanali ku lulëzon fantashkenca, ku zgjohet kureshtja, zhvillohet imagjinata dhe nxitet kreativiteti i teleshikuesve që e pëlqejnë këtë botë të magjishme. Tring Fantasy ju shkëput nga realiteti dhe ju çon në një botë argëtimi që nuk njeh kufij, ku lind pasioni për të panjohurën dhe imagjinata i kapërcen të gjithë kufijtë. Fantazia, paranormalja, fantashkenca dhe horrori kanë gjetur strehën e tyre në këtë kanal. Pjesë e programacionit janë edhe serialet televizive që kanë subjekt misterin, mbinjerëzoren dhe përrallat. Ky kanal transmeton rreth 180 filma, ka një premierë në javë dhe 50 orë seriale çdo muaj. I drejtohet një publiku meshkuj dhe femra midis 15-19 vjeç dhe 25-45 vjeç.
Është një ndër kanalet që flet shqip nëpërmjet filmave dhe dokumentarëve shqiptarë që nga viti 1953 e deri në ditët e sotme. Ky kanal është një urë e mirë lidhëse për të gjithë teleshikuesit për të mos harruar të shkuarën, fëmijërinë, rininë e njëkohësisht për t’u njohur me prurjet më të reja të brezit të ri të regjisorëve. Ka një program të pasur me filmat më të spikatur të Kinostudios, si dhe me fakte interesante, që mund t’i gjejmë në dokumentarët e po kësaj studioje. Njëkohësisht, në shtrirjen e saj programore gjejmë aktivitete të ndryshme kulturore, të shfaqura nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Popullore, si dhe pjesë të ndryshme teatrore, që nga komedia e drama. Pjesë e këtij kanali janë dhe cikli i dokumentarëve për Shqipërinë, si Durrësi, Vlora, Shkodra, Berati, Saranda etj. Tring Shqip është kanali i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, si brenda, ashtu dhe jashtë kufijve.
Kanal televiziv i drejtuar nga “Fox Broadcasting Company” me një numër të madh serialesh, sitcom dhe filmash.
Kanal televiziv i drejtuar nga “Fox Broadcasting Company” me një numër të madh serialesh, sitcom dhe filmash.
Është kanali i serialeve që bazohet te prodhimet me shumë seri; transmeton kryesisht telenovela dhe seriale televizive. 3 PLUS përfshin prodhime latine, amerikane dhe kohët e fundit edhe ato turke. Episodet e telenovelave më të mira ritransmetohen gjatë fundjavës për t’u dhënë mundësi teleshikuesve që i pëlqejnë t’i ndjekin sërish. 3 PLUS transmeton 45 orë telenovela premierë në muaj. Bota melodramatike e prodhimeve televizive të çdo kohe përcillet në këtë kanal për të përmbushur dëshirat e një publiku kryesisht femëror. Serialet në 3 PLUS shquhen për karakterin e tyre thellësisht dramatik. I drejtohet një publiku nga mosha 25-65 vjeç.
Kanal televiziv rajonal që transmeton në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, drejtuar nga “Fox Broadcasting Company”. Kanali u paraqet teleshikuesve një ndërthurje të programeve më të mira të “FOX”-it dhe “BBC”-së.
Në këtë kanal ka Stand up comedy, sitcome, skeçe, programe televizive shqiptare dhe të huaja me aktorët më të mirë të humorit; filma, telekomedi dhe seriale komike, që vijnë në kanalin e vetëm shqiptar ku zë fill humori dhe e qeshura. Smile është kanali që u kushtohet të gjitha grupmoshave. Përveç prodhimeve të “Grand Hotel 2xl” dhe “Al Pazar”, në këtë kanal keni mundësi të ndiqni edhe prodhimet komike që kanë lënë gjurmë në historinë e humorit. Tring Smile! E qeshura të zgjat jetën.
Është një kanal për fëmijë të moshës 6-14 vjeç. Ky kanal synon të mbajë para ekranit si vëllanë e vogël, ashtu edhe motrën e madhe, dhe anasjellas. Tip TV është një “portë” komunikimi, të cilën prindërit nuk do të druhen ta hapin, sepse ajo që do të shohin kur të shpaloset bota atje, nuk është e dëmshme për fëmijët, për zhvillimin mendor dhe intelektual të tyre. Ky kanal transmeton filma dhe seriale për fëmijë si të animuar, ashtu edhe televizivë; si të dubluar, ashtu edhe në gjuhën origjinale.
Është një kanal për fëmijë të moshës 0-10 vjeç. Tring Tring ofron një përzgjedhje serialesh dhe filmash të animuar, të gjithë të dubluar në shqip dhe janë mbështetur te gjërat që pëlqejnë fëmijët: superheronj, zana, robotë, dinozaurë, kafshë, zgjidhje misteresh, situata komike etj. Gjithashtu, pikë e rëndësishme e këtij kanali janë emisionet edukative dhe argëtuese shqip, si: “Mirëmëngjes”, “Art & Fun”, “Plastelina magjike”, “Erdhën shkronjat” e të tjera; të gjitha prodhime të platformës dixhitale Tring. Këto prodhime janë pritur pozitivisht si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit.
Është një kanal amerikan për fëmijë dhe adoleshentë nga mosha 7-16 vjeç. Kanali përcjell animacion, që varion nga aksioni te komedia. Është themeluar nga “Businesswoman Betty Cohen” dhe transmeton që nga tetori i vitit 1992.
Kanal që u hap në vitin 2008, është shprehje e ideve të mëdha, e teknologjisë së konsumit, hapësirës dhe zhvillimeve më të fundit shkencore. Një kanal që u kushtohet atyre që dëshirojnë të mësojnë për risitë në fushën e shkencës, teknologjisë dhe ofron një vizion të veçantë të ndikimit që ka shkenca në jetën tonë të përditshme. Ky kanal përfaqëson një dritare, përmes së cilës shpalosen idetë e mëdha, mjetet moderne, risitë në fushën e teknologjisë, për të ecur gjithnjë në një hap me kohën. Pasioni për shkencën dhe teknologjinë nxit teleshikuesin të zbulojë më shumë gjëra për botën që e rrethon. Kanali ndahet në tematika interesante dhe shkencore: hapësirë - një udhëtim për të zbuluar sekretet e shkencës dhe mrekullisë së universit. Inxhinieri - të gjitha sekretet e projekteve dhe të teknologjive të përdorura për realizimin e veprave inxhinierike të kohëve moderne. Teknologji - shkenca e zbatuar në realitetin e përditshëm. Nga pajisjet e vogla, veglat moderne e deri te teknologjitë industriale.
Kanali që u hap në vitin 2008 shpalos të gjitha mrekullinë e natyrës në një kanal të vetëm që i kushtohet botës së kafshëve. Aty do të gjeni dokumentarë të jashtëzakonshëm, histori të ndryshme, aventura të mahnitshme, ku njeriu dhe bota e kafshëve janë gjithnjë protagonistët kryesorë. Tring Planet ka një audiencë heterogjene, nga të rritur (25-54 vjeç) dhe fëmijë që janë të dhënë pas botës së kafshëve, të treguar në forma të ndryshme. Përmbajtja e këtij kanali mund të përmblidhet në tri tematika të mëdha: kafshët - gjithçka që duhet të dini nga bota e tyre, nga insektet mikroskopike e deri te gjitarët gjigantë. Natyra - dokumentarë të cilësisë së lartë dhe pamje mahnitëse për të përjetuar nga afër natyrën dhe botën e kafshëve. Udhëtim –aventura të jashtëzakonshme dhe njerëz të mrekullueshëm që udhëtojnë në çdo cep të planetit.
U hap në vitin 2011, i frymëzuar nga historitë më të mëdha të njerëzimit... E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja shkrihen në një fjalë të vetme: histori. "Makina e kohës" ju kthen pas për t’u njohur me figura, personalitete, epoka dhe ngjarje që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit. Për të kuptuar të sotmen dhe për të parashikuar të ardhmen, duhet të njihet në fillim e kaluara. Fuqia e pamjeve, e gjuhës dhe e temave, shoqëruar me intervista të studiuesve më në zë të fushave përkatëse, na ofrojnë një botë ku gërshetohen më së miri argëtimi dhe informimi. Ky kanal të jep privilegjin për të njohur historinë dhe figurat e saj të shquara, por edhe njerëzit e zakonshëm. E shkuara rikthehet në të tashmen përmes zërave të atyre që kanë qenë dëshmitarë ose protagonistë të periudhës përkatëse, ndërsa e tashmja tregohet nëpërmjet dëshmive të njerëzve që e shkruajnë atë përditë.
Kanal amerikan që u hap në vitin 2001, transmeton dokumentarë për shkencën, natyrën, kulturën, historinë, si edhe disa “reality” e programe jo të mirëfillta shkencore, por që janë argëtuese.
Kanal amerikan që u hap në shkurt 1987. Aty mund të gjeni dokumentarë, “reality” dhe programe këshilluese që lidhen me udhëtimet dhe kalimin e kohës së lirë në SHBA dhe kudo në botë. Programi përmban vizita në hotele dhe resorte luksoze, qyteza dhe qytete rreth botës, gatime të ndryshme tradicionale dhe histori me fantazma e paranormalë në ndërtesa të spikatura.
Është kanali i parë që transmeton dhe përcjell mënyrën e jetesës në Shqipëri, që trajton tematika të ndryshme, nga gatimi tek arredimi, nga moda te krijimtaria e punës me dorë. Living ka një program ditor shumë të ngjeshur, që përfshin prodhime origjinale dhe më të mirat e ardhura nga jashtë. Me një mijë orë program në vit, LIVING ka vetëm një qëllim: të frymëzojë teleshikuesit. Përmes ekranit të ngjallë tek ata ndjesinë për të zbuluar, dekoruar, udhëtuar, për të shijuar ushqime, për të lëvizur, për t’u argëtuar, për të vizituar vende të ndryshme, për t’u veshur bukur, për t’u kujdesur për të tjerët, për të ndryshuar gjëra te vetja, për të blerë, për të mësuar, për të krijuar dhe, mbi të gjitha, për të ndier kënaqësi duke bërë një jetë të bukur. Ky kanal i drejtohet një publiku me moshë mesatare nga 20-55 vjeç, me programe që u përshtaten kryesisht femrave.
Kanali që i kushtohet tërësisht artit. Ekrani pushtohet nga shfaqjet në skenë, opera, baleti dhe programet që flasin për jetën dhe veprat e artistëve. Në këtë botë të magjishme zënë vend të veçantë: piktura, skulptura, letërsia, fotografia, festivalet, muzika, filmat e shkurtër, artet dixhitale, grafika, por rëndësi të madhe i jepet edhe dizajnit dhe artit bashkëkohor. Qëllimi i këtij kanali është të zgjerojë publikun artdashës dhe të tërheqë një pjesë që nuk e njeh mirë botën e artit. Një tjetër qëllim është të zgjojë kërshërinë e teleshikuesve dhe t’i nxitë ata të shijojnë gjuhën me të cilën flet arti. Formatet origjinale, prodhuar nga Tring, dhe që transmetohen në kanalin Muse do të mbërthejnë para ekranit jo vetëm njohësit e botës së artit, artistët, por edhe ata që duan të gjejnë kënaqësinë përmes frymëzimit të formave të artit dhe të zhvillojnë ndjenjat estetike. I drejtohet një publiku meshkuj dhe femra nga 45-65 vjeç.
Kanal që transmeton nga Luksemburgu, por i drejtohet të gjithë botës me programet e tij për "luxet". Programi rrotullohet rreth tri zhanreve televizive: dokumentarë, revista televizive dhe lajme për pronat, arredimet e shtëpive, hotelet, gastronominë, bukurinë, modën, makinat, jahtet, bizhuteritë dhe orët.
Një nga kanalet më popullore private greke, që u hap në dhjetor 1989, së bashku me rivalin Mega Channel. Programi përmban komedi, drama, lajme dhe spektakle në gjuhën greke.
Kanal informativ "all-news" i platformës Tring që jep lajmet e ditës dhe lajmet e fundit që përcillen me titra në ekran dhe shoqërohen me video të grupuar në edicione informative pa spiker çdo 60 minuta.
Kanal ndërkombëtar lajmesh dhe biznesi nga transmetuesi publik britanik BBC. Ka audiencën më të madhe ndër kanalet e drejtuara nga BBC-ja. Programi përmban buletine informative, dokumentarë, emisione për stilin e jetesës dhe intervista.
Kanali kryesor i sportit (Tring Sport News) me lajme në formën e titrave, tabelave, si edhe kronikave informative me edicione informative çdo 30 minuta. Transmetime të shorteve LIVE, highlights dhe revista të evenimenteve të ndryshme.
VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para në vitin 1999. Fillimisht me një transmetim në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90 % të territorit të Shqipërisë. Programet ndiqen në shumë prej qyteteve të Shqipërisë si në: Tiranë, Durrës, Fier, Gramsh, Vlorë, Berat, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Krujë, Burrel, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Korçë etj. Transmetimi 24 orë në satelit e ka shndërruar Vizion Plus në një dritare informacioni dhe argëtimi për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën, por edhe kanë bërë të mundur që programet e tij të ndiqen edhe në ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si Kosovë , Mal të Zi dhe Maqedoni. VIZION PLUS është një televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai një mik nga i cili e ka të vështirë të ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton një audiencë të gjerë ku përfshihen të gjithë grupmoshat dhe shtresat sociale. Sondazhet më të fundit, e kanë renditur atë si një ndër televizionet më të preferuara për shqiptarët, gjë e cila është pasqyrë e përkushtimit, seriozitetit dhe përgjegjësisë së treguar nga i gjithë stafi i këtij televizioni.
JOLLY HD është kanali që transmeton në cilësinë HD filma, seriale, dokumentarë, shfaqje televizive të zhanreve të ndryshme. Kinemaja kthehet në argëtimin kryesor gjatë gjithë javës. Ky kanal transmeton dy premiera në javë dhe gjashtë premiera në muaj. JOLLY HD pasuron specifikën e zhanreve edhe me seriale që i mbërthejnë teleshikuesit para ekranit. Nga e hëna në të premte ka nga një premierë në orën 21:00. Pjesa tjetër e transmetimeve përfshin dokumentarë, koncerte apo prodhime origjinale në HD. Jolly HD e ka marrë emrin nga kuptimi metaforik i fjalës Jolly. Në lojën me letra është letra që zëvendëson gjithçka; në aspektin e punës është një punonjës që ka shumë funksione; në fushën e sportit është një lojtar që luan disa role. Në këtë mënyrë ai shpreh qartë shtrirjen e gjithanshme në kohë.
Ky televizion është pjesë e gazetës “Tema” me botues Mero Baze. Nisi si një projekt online, dhe nga nëntori i vitit 2015 është një televizion me program që transmeton lajme, formate televizive, seriale dhe filma.
Një kanal televiziv i përgjithshëm me karakter argëtues, që operon në Kosovë që prej vitit 1998. Është kanali kryesor i grupit televiziv më popullor në Kosovë dhe ofron një gamë të gjerë programacioni me muzikë, filma, seriale, informacion etj.
Kanal televiziv privat italian me shtrirje kombëtare. Kanali i dytë për nga audienca i rrjetit Mediaset me karakter të përgjithshëm, por që përqendrohet te rinia.
Kanal televiziv privat italian me shtrirje kombëtare. Kanali kryesor i rrjetit Mediaset me karakter të përgjithshëm që ndërthur argëtimin, informacionin dhe evenimente sportive.
Kanali i parë i transmetuesit publik italian RAI. Kanali ka një karakter të përgjithshëm, që përqendrohet te spektakli, filmat dhe lajmet.
Kanali që u kushtohet transmetimeve sportive, të drejtat e të cilave i zotëron Tring Digital.
Kanali që u kushtohet transmetimeve sportive, të drejtat e të cilave i zotëron Tring Digital.
Kanali që u kushtohet transmetimeve sportive, të drejtat e të cilave i zotëron Tring Digital.
Kanali që u kushtohet transmetimeve sportive, të drejtat e të cilave i zotëron Tring Digital.
TELESPORT eshte kanali i pare shqiptar vetem per sportin i cili nisi transmetimet ne 1998. Nga 2015 kanali transmeton ne formatin "dritare" me lajme dhe informacione te titruara.
Kanal "all-music" i platformës Tring. Klipet e fundit muzikore dhe hitet ndër vite janë pjesë e një programi 24 orë në ditë për shtatë ditë të javës.
Kanal erotik për të rritur.
Ky televizion është pjesë e gazetës “Tema” me botues Mero Baze. Nisi si një projekt online, dhe nga nëntori i vitit 2015 është një televizion me program që transmeton lajme, formate televizive, seriale dhe filma.
Channel One është një television i ri në tregun mediatik shqiptarë. Transmetimet e tij kanë filluar më 7 mars të vitit 2011 dhe deri më tani ka nje shtrirje në katër qytetet kryesore të Shqipërisë, por me pretendimin për të plotësuar gjeografinë e shtrirjes brenda territorit shqiptar.
Edhe pse një television relativisht i ri ai ka të qartëzuar identitetin e tij si një television gjeneralist që presupozon të thith vëmëndjen e interesin e target–grupeve kryesore, posaçërisht të të gjithë grupmoshave të shoqërisë shqipëtare.
“Channel One – Zgjedhja juaj e parë” – Ky është sllogani që ky televizion ka zgjedhur të ketë si pasaportë të vetën të përfaqësimit mediatik, të identitetit të tij. Konceptuar kështu ai synon ti iki denatyralizimit të profilit të televizioneve të sotme që ndodhen në tregun mediatik të cilët për hir të audiencës kapin sipërfaqen e problematikës dhe fabrikojnë lajme e personazhe.
Channel One është dritarja e shpirtit të individit shqiptar, i cili në luftën e tij për mbijetesë e integrim, po kërkon mes luhatjesh, dilemash e udhëkryqesh të piketojë koordinatat e vetes se tij, por njëherazi të ridimensionojë veten në raport me botën europiane, pjesë e së cilës kërkon të jetë.
Channel One do të përpiqet te rrëfejë në mënyrën e tij disa nga qasjet drejt të vërtetave të realiteteve qe jetojmë por edhe këndvështrime të ndryshme e alternative të historisë, etnosit e kulturës shqiptare.
Channel One, do të jetë si një kalejdoskop, ku çdo gazetar që do ta përfaqësoje atë nuk do të ketë rriskun e humbjes së zërit individual, por do të jetë zëri dhe syri, i kërkimit të së vërtetës, argetimit e emocionit , i spektaklit dhe mesazhit emancipues për të gjithe individët shqiptar kudo ku jetojnë dhe për të gjithë shoqërine shqiptare.
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është një institucion mediatik publik që përfshin Radio Tiranën, që u krijua në vitin 1938 dhe Televizionin Shqiptar, që u krijua në vitin 1960. Prej vitit 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelitit.
Është një kanal për fëmijë dhe adoleshentë i sjellë nga grupi televiziv më popullor në Kosovë, RTV21.
ERA TV filloi transmetimet para 17 vjetësh si televizioni i parë që transmeton program në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ofron programe të ndryshme: informative, emisione të ndryshme zbavitëse, si dhe cikle të ndryshme dokumentarësh.
Kanali i parë i Radiotelevizionit Shqiptar që u hap më 1 maj 1960. Transmeton lajme, filma, seriale, emisione dhe spektakle për të gjithë publikun.
Kanali satelitor i Televizionit Shqiptar, që u hap si një bllok programor prej katër orësh në vitin 1994, u kushtohet të gjithë shqiptarëve jashtë atdheut. Përmban të gjitha programet e rrjetit tokësor, duke përjashtuar programet me të drejtat televizive vetëm për territorin e Shqipërisë.
Kanali i parë i rrjetit publik të Radiotelevizionit të Kosovës. U hap në shtator të vitit 1999 si një bllok programor satelitor prej dy orësh, në dhjetor 2003 fillon transmetimet 24-orëshe. Programi përmban lajme, spektakle, filma dhe seriale me karakter të përgjithshëm informues dhe argëtues.
Me qendër në qytetin e Fierit, tashmë ka dhjetë vjet që transmeton. Kjo media ka nisur transmetimet e para në fillim të gushtit 2003. Ofron për teleshikuesit një skemë programore të pasur për të kënaqur shijet e audiencës.
Një kanal televiziv i përgjithshëm me karakter argëtues, që operon në Shkup nga tetori i vitit 2015. Është një degë e rëndësishme e grupit televiziv më popullor në Kosovë, RTV21, dhe ofron një gamë të gjerë programesh muzikore, filmash, serialesh etj.
Kanali i parë komercial me tematikë muzikore në Shqipëri. Transmeton 24 orë muzikë shqiptare me klipet më të fundit të artistëve shqiptarë. Fillimet e para të transmetimit kanë qenë me qendër në Fier, më pas zyrat e këtij televizioni muzikor u shpërngulën në Tiranë.
Kanali muzikor me klipe u hap si një rrjet i televizionit “BBF” dhe transmeton muzikën popullore të përpunuar.
Është një kanal kryesisht me përmbajtje muzikore dhe transmeton në pjesën më të madhe muzikë shqiptare. Gjithashtu, nuk mungojnë as komeditë apo episodet me natyrë humoristike dhe satirike.
Është një kanal muzikor i sjellë nga grupi televiziv më popullor në Kosovë, RTV21.
Ky kanal muzikor është një dritare e muzikës së vërtetë shqiptare, i cili kultivon dhe ruan traditën e çmuar popullore dhe qytetare, si edhe atë të përpunuar.
Kanal erotik për të rritur.
Kanal erotik për të rritur.
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është një institucion mediatik publik që përfshin Radio Tiranën, që u krijua në vitin 1938 dhe Televizionin Shqiptar, që u krijua në vitin 1960. Prej vitit 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelitit.
RTV Ora News është televizion lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 10 vjecar në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijëve. Filozofia e punës së Televizionit “Ora News” është informimi i opinionit publik në kohë reale, në mënyrë profesionale dhe të paanshme për gjithçka të re që ndodh në Shqipëri dhe botë, që ka interes të shtuar për të gjitha shtresat dhe grupmoshat e popullsisë.