Deklarata e Privatësisë

Tring mund të mbledhë dhe të përdorë informacion për përdoruesit e tij. Informacioni identifikues i një personi mund të përfshijë çdo informacion që përdoruesi e jep në mënyrë të vullnetshme, e përdor ose e jep për përdorimin e shërbimeve nga faqja tring.al. Duke u regjistruar për të përdorur shërbimet, përdoruesi pranon të marrë mesazhe tregtare nga Tring.

Tring merr përsipër të mos bëjë publik asnjë informacion personal për përdoruesit e tij dhe të mos i japë asnjë informacion palëve të treta - autoriteteve qeveritare, kompanive, individëve dhe të tjerë, me përjashtim të rasteve kur:

1. Ka marrë miratimin e shprehur të përdoruesit gjatë regjistrimit ose më vonë;

2. Informacioni kërkohet nga organet ose zyrtarët e shtetit, të cilët sipas legjislacionit në fuqi kanë të drejtë të kërkojnë dhe të mbledhin informacione në përputhje me procedurat ligjore;

3. Në raste të tjera, të parashtruara në çështje gjyqësore.