Media Buyer

Tring TV është në kërkim të një manaxheri për shitjen e hapësirave publicitare. Si manaxher, do të jeni përgjegjës për shitjen e hapësirave publicitare ndaj bizneseve dhe individëve, për identifikimi e klientëve potencial si dhe prezantimin e hapësirave të lira.

 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Identifikon klientë potencial dhe ju ofron atyre hapësira publicitare;
  • U shpjegon klientëve potencial sesi hapësira specifike publicitare do i ndihmojnë ata për të promovuar produktet e tyre;
  • U ofron klientëve informacione rreth hapësirave ku përfshihen të dhëna si shikueshmëria si dhe të dhëna të tjera të rëndëisishme;
  • I ofron klientëve koston e përafërt të shërbimit;
  • Thekson benefitet e të blerit të hapësirës publicitare për të arritur tregun e synuar;
  • Shpjegon karakteristikat e hapësirave publicitare të disponueshme;
  • Studjon tregun në mënyrë që të identifikojë teknikat e reja të shitjes;
  • Ruan kontaktet me klientët për t’i dhënë informacione rreth shërbimit apo për t’u ofruar hapësira të reja reklamuese;
  • Ndjek vendosjen e reklamave në mënyrë që të jenë në në përputhje me nevojat dhe preferencat e klientëve.

 

Edukimi: Diplomë master në Marketing

 

Përvojë: 2 – 3 vjet në Marketing

 

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese, organizative;
  • Njohës i shkëlqyer i gjuhës së shkruar dhe të folur;
  • Të ketë iniciativë;
  • Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
  • Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të organizojë sa më mirë procesin e punës;
  • Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar në anglisht.

 

Të gjitha CV-tuaja mund t’i dergoni në adresën hr@tring.tv.
Vetëm kantidatët që plotësojnë kushtet, do të kontaktohen.