PROMOTOR NË TERREN

PËRSHKRIMI I POZICIONIT

Promovon në terren produktet dhe shërbimet e kompanisë duke ofruar tek klientët informacionin e nevojshëm dhe duke ndjekur procesin e pagesave, rinovimeve dhe nënshkrimit të kontratave të reja.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

    1. Promovimi në terren i produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
    2. Asistimi gjatë testimit të produkteve dhe shërbimeve tona
    3. Dhënia e informacionit mbi produktet.
    4. Kryerja e procedurave të pagesave, rinovimeve apo nënshkrimit të kontratave të reja.
  • Ruan materialet e shitjes dhe njohuritë për shërbimet.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe ata potencialë.

 

PROFILI AKADEMIK: Diploma Universitare përbën avantazh.
                                                    

EKSPERIENCA PROFESIONALE: 

Eksperiencë 1- vjecare në këtë pozicion

 

AFTËSI DHE ZOTËSI: 

  • Të jetë i/e shkathët dhe i disponueshëm për të punuar në terren.
  • Aftësi shumë të mira organizuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
  • I gatshëm për të punuar në grup
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • E preferueshme leje drejtimi e klasit B.