Senior Social Media Specialist

Përshkrim përmbledhës i punës:

Është përgjegjës për masat e implementimit dhe përmirësimit, si edhe përgjegjës për faqen e internetit të kompanisë Tring, e-commerce dhe disa media sociale. Po ashtu duhet të kërkojë programe për ta bërë edhe më të njohur brandin. 

 

Detyrat dhe përgjegjësit:

    • Të asistojë në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së marketingut në komunikime digjitale;
    • Të jetë përgjegjës për çdo krijim kontenti online, si dhe të publikojë në të gjitha rrjetet sociale një numër të gjerë aktivitetesh;
    • Të komunikojë  në mënyrë etike me ndjekësit e rrjeteve sociale si dhe t’i përgjigjet pyetjeve të tyre;
    • Të përdorë mjete analitike si Google Analytics për të monitoruar dhe vlerësuar prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të kompanisë;
    • Të raportojë cdo muaj mbi ecurinë e rrjeteve sociale;
    • Të  sugjerojë plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;
    • Të jetë koherent mbi të rejat në rrjetet sociale
    • Detyra të tjera sipas rastit.

 

Edukimi:

Diplomë master në Marketing apo në Komunikim

 

Përvojë:

2 – 3 vjet në Marketing

 

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, aftësi të shkëlqyera në dizajn, në përmbajtje marketingu dhe të zotërojë aftësi të mira komunikimi verbal;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese, organizative, njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;
  • Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
  • Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office
  • Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të organizojë sa më mirë procesin e punës;
  • Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar në anglisht.

 

Të gjitha CV-tuaja mund t’i dërgoni në adresën hr@tring.tv