Specialist i Marketingut Digjital

Përshkrim përmbledhës i punës:

Specialisti për Marketingun Digjital do të jëtë përgjegjës për krijimin e prezencës digjitale të personalizuar, në të gjitha kanalet e komunikimit si Instagram, Facebook, TikTok, YouTube, LinkedIn, Website, email marketing, si dhe zhvillimin dhe monitorimin e buxheteve për marketingun digjital, me qëllim rritjen e performancës online dhe forcimin e brandit.

 

Detyrat dhe Kompetencat:

  • Organizon fushatat digjitale në përputhje me planin e marketingut, mat dhe raporton mbi performancën e të gjitha fushatave kundrejt targetit (ROI dhe KPIs);
  • Zhvillon strategji optimizimi që rrisin renditjen e rezultateve të motorit të kërkimit të faqes së internetit të kompanisë dhe analizon performancën (p.sh. trafiku, konvertimet, koha e shpenzuar); Përvojë në vendosjen dhe optimizimin e fushatave Google Adwords.
  • Teston faqet e internetit nëpër browsers, sisteme operative dhe pajisje (pc, mobile);
  • Identifikon trendet dhe zhvillimet e reja, dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në të dhënat që merr nga matjet;
  • Njohuri të thelluara të platformave të ndryshme sociale (p.sh. Facebook Ads Manager, Business Suite, Creator Studio)
  • Harton në avancë planin e detajuar për median sociale duke përfshirë përmbajtjen dhe imazhet e komunikimit në koordinim me ekipin e dizajnit;
  • Ndjek dhe kontrollon konkurrencën në komunikime online;
  • Përgjegjës për realizimin dhe shpërndarjen e e-newsletter, kujdeset per bazën e të dhënave për email marketing;
  • Kryen hulumtime të tregut dhe identifikon pikat e forta dhe dobësitë të kompanisë. Bën propozime për modifikime të planit të marketingut;
  • Bashkëpunon me furnizuesit dhe palët e treta për të ekzekutuar zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të paracaktuara të marketingut;
  • Raporton tek Drejtuesi i Departamentit të Marketingut dhe punon ngushtësisht më të.

Kërkohet:

  • Diplomë në Biznes / Marketing / Komunikim.
  • Përvojë minimale 4 vjeçare në funksione Marketingu, veçanërisht Marketingu Digjital.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi analitike dhe hulumtuese, të kombinuara me të menduarit krijues.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup, fleksibilitet dhe kreativitet.

Pozicioni i punës është me kohë të plotë.

Pagesa do jetë e lidhur me eksperiencën dhe kualifikimin e personit që do të përzgjidhet.

 

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë rezymenë e tyre në adresën e emailit hr@tring.tv , jo më vonë se data 11 qershor 2023.

Shënime: 

Më shumë informacion për Tring gjeni në: https://www.tring.al/

Kanditatët e përzgjedhur do kontaktohen me telefon për intervistë. Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qellime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.