Fatmagyl - Beren Saat

Beren Saat ka lindur në 26 Shkurt 1984 në Ankara të Turqisë. Që në fillimet e karrierës së saj ajo pati shumë kritika pozitive rreth aktrimit të saj. Gjatë kohës kur studionte në Universitetin Başkent mori pjesë në kompeticionin Türkiye’nin Yıldızları në të cilin u zbulua edhe nga regjizori turk Tomris Giritlioğlu. Ajo u përgatit për një rol kryesor nga regjizori Tomris për serialin Aşka Sürgün në vitet 2005-2006. Karriera e saj pati shumë sukses me rolin e Bihter në serialin e famshëm Aşk-ı Memnu në vitet 2008-2010, në të cilin mori shumë kritika pozitive dhe dy cmime Golden Butterfly. Një tjetër rol shumë i rëndësishëm i saj është edhe roli i Fatmagyl në vitet 2010-2012 në të cilën ka luajtur së bashku me aktorin Engin Akyurek. 

Ju do ta ndiqni në serialin “Fatmagyl” nga e hëna të premte ora 19:30 në Kanal D Drama!


Të gjithë personazhet e "Fatmagyl"

Beren Saat ka lindur në 26 Shkurt 1984 në Ankara ...më shumë

Engin Akyürek ka lindur në 12 tetor 1981 në Ankara ...më shumë

Bugra Gulsoy ka lindur në 22 Shkurt 1982 në  Ankara ...më shumë

Engin Ozturk ka lindur në 28 Shtator 1986 në Eskişehir, ...më shumë