Qyteti i humbur - Nik Xhelilaj

Nik Xhelilaj ka lindur në Tiranë, më 5 mars 1983 në një familje me origjinë shqiptare. Në moshën 14-vjeçare, shkoi në Stamboll për të ndjekur gjimnazin ushtarak. Por rruga e tij e re nuk zgjati më shumë se 7 muaj dhe vendosi të hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe të kthehej në Shqipëri. Më pas ai u angazhua në projektet “Sirea Film”, me regjisorët e filmit Leonard Bombaj dhe Alfred Trebicka, të cilët e këshilluan të konkurronte dhe të regjistrohej në Akademinë e Arteve të Bukura. 

Më pas, në vitin 2004, në moshën 21-vjeçare hyn në Akademinë e Arteve të Bukura për aktrim. Në vitin 2005, sapo kishte mbaruar vitin e parë, Nik zgjidhet për të luajtur rolin kryesor të Lekë Serianit në filmin Trishtimi i zonjës Shnajder.  Edhe pse nuk e dinte fare gjuhën çeke, aktori i ri mësoi të shqiptonte vargjet e tij çeke për të gjithë filmin. 

Gjithashtu njihet edhe për interpretimet e tij në serialet turke si, Nefes nefese, Payitaht: Abdülhamid, Her Sevda Bir Veda, Kayip Sehir. 

Ju do ta ndiqni në serialin “Qyteti i humbur” nga e hëna në të premte, ora 16:10 në Kanal D Drama!


Të gjithë personazhet e "Qyteti i humbur"

Gökçe Bahadır ka lindur më 9 nëntor 1981. Ajo është ...më shumë

Nik Xhelilaj ka lindur në Tiranë, më 5 mars 1983 ...më shumë

Ilker Kaleli ka lindur në 11 maj 1984 në Stamboll, ...më shumë

Nazan Kesal ka lindur më 28 Mars 1969. Studimet e ...më shumë