Melek - Episodi 93 – 94 – 95

Kenanit i del situata jashtë kontrollit pasi i biri ia mbath nga personi që e ruante. Meleku detyrohet të pranojë raportin mjekësor që vërteton sëmundjen e saj të rëndë. Alpaji nxiton të martohet me Fundën me shpresën se kjo do t’i sigurojë kujdestarinë e fëmijëve në gjyq. A do t’i tregojë Kenani të vërtetën Alpajit për sëmundjen e Adnanit?

Funda kupton se Kenani nuk i trembet kanosjes së saj. Meleku vendos të tregojë të vërtetën në gjyq për sëmundjen e saj, edhe pse kjo do t’i kushtojë humbjen e kujdestarisë. Omeri tronditet kur Defne i thotë se do të shpërngulet në Adana. Çfarë do t’i propozojë Mitati Sejranit?

Alpaji bën një përpjekje të fundit për të rifituar besimin e Defnes dhe Keremit, por ata i përgjigjen prerë që s’e duan më në jetën e tyre. Halili dhe Mitati i propozojnë Melekut hapjen e një dege të re të ateliesë në Adana. I nxitur nga Funda, Alpaji përpiqet t’i zhvatë para Kenanit me pretekstin se kanë shpenzuar paratë e trasferimit të Keremit. Ç’lajm tronditës do të marrë Defne pasi lexon rastësisht dosjen e Melekut?

Të gjithë episodet e "Melek"

Të gjithë do të merren me procedurat e varrimit të ...më shumë

Pas letrës së Kenanit, Fundën do të dëbojnë nga hoteli, ...më shumë

Gjetja e një kufome afër liqenit do të ngrejë dyshime ...më shumë

Pas vdekjes së Ikrës, zgjidhja e vetme e Keremit për ...më shumë

A do të arrijë Keremi t’u shpëtojë akuzave që ngrihen ...më shumë

Zejneli i kërkon llogari Fundës për veprimet e Alpajit. A ...më shumë

Dëshmitarët okularë në ngjarjen e rëndë, do të ndihmojnë policinë ...më shumë

Të gjithë do të mblidhen për dasmën e Melekut dhe ...më shumë