Një puthje në errësirë - Öznur Serçeler

Öznur Serçeler ka lindur më 1 janar 1987 në Kayseri, Turqi. Ajo ka studiuar muzikë ku në vitin 2001 ka qenë pjesë e universitetit konservator në Mersin. Pas kësaj, ajo vazhdoi arsimin e saj në universitetin e muzikës në Bilkent dhe në vitin 2003 studioi në Fakultetin të Arteve. Në vitin 2007 ajo mori pjesë në projektin e quajtur Orkestra Rinore Botërore dhe u bashkua me koncerte në Berlin, Kasel dhe Bodrum. Po në këtë vit, Öznur u bë pjesë e Elite Model Look, duke marrë kështu një hap tjetër në karrierën e saj. Debutimi i saj profesional në aktrim ndodhi përgjatë vitit 2014 me Askin Kanunu. Serialet e saj më të fundit (“Hëna e plotë” në 2017 dhe “Një puthje në errësirë” në 2018) kanë qenë të dy shumë të sukseshëm. Në të dy serialet ajo aktron përkrah aktorit Can Yaman. Biondja sybojëqielli konsiderohet si një ndër aktoret më të sukseshme në Turqi dhe ka një account në Instagram ku numëron rreth 1.1 mln followers. Prej vitesh ajo ndodhet në një lidhje dashurie me Yigit Guven.


Të gjithë personazhet e "Një puthje në errësirë"

Öznur Serçeler ka lindur më 1 janar 1987 në Kayseri, ...më shumë

Demet Özdemir lindi më 26 shkurt 1992. Ajo është aktore ...më shumë

Can Yaman ka lindur më 8 nëntor 1989 në Stamboll. ...më shumë