Stambolli i pamëshirshëm - Episodet 10-11-12

Xhemre merr një telefonatë të papritur, por ç’propozim fshihet pas saj? Xhivanit i ngrenë sërish një kurth dhe policia i vihet sërish mbrapa. Kush ia ka përgatitur surprizën Xhemresë? Pse policia mësyn në shtëpinë e Karaçajëve?
Seheri nuk pranon që djali i saj të bëhet dash kurbani për hir të Karaçajëve dhe vendos t’ia thotë në sy z. Aga! Seheri i lutet Damllës të tregojë nëse di diçka, ndërkohë që Shenizi ka vendosur t’i dëbojë. Nedimi ndihet i pashpresë pas ikjes së Xhemresë. Kush do t’i ofrojë ndihmë familjes Jëlldëz? Si do ta mbulojë Shenizi gënjeshtrën e saj?
Nedimi nuk pranon as të hajë pas largimit të Xhemresë. Si do të reagojë Agai kur Nedimi t’i flasë krejt papritur duke i treguar të vërtetën? Xhenku duket i vendosur të mbrojë mysafirët e larguar dhe Nedimi do ta falënderojë për këtë. Xhereni nuk ndihet mirë, por ç’fshihet pas kësaj?

Të gjithë episodet e "Stambolli i pamëshirshëm"

Xhenku dhe Umuti nisen për udhëtimin e tyre, por Xhenku ...më shumë

Xhenku bëhet gati për udhëtimin e tij me të birin, ...më shumë

Familja Jëllmaz dhe familja Karaçaj janë të pikëlluara nga vdekjet ...më shumë

Xhenku vendos të martohet me Xherenin në mënyrë që prindërit ...më shumë

Shenizi tenton të vrasë Xherenin me jastëk dhe kjo e ...më shumë

Pas vdekjes së Agait, Xhereni vendos që të kthehet sërish ...më shumë

Ndërkohë që Xhemreja bëhet gati të nxjerrë Umutin nga shtëpia, ...më shumë

Xhemreja përpiqet ta bindë Xhenkun që të martohet me Xherenin, ...më shumë