Trumcaku - Burak Ozcivit

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është një aktor dhe model turk. Në 2005, Ozçivit fitoi titullin si modeli më i mirë i Turqisë dhe i dyti në konkursin modeli më i mirë në botë. Ai ka qenë një model i suksesshëm në shfaqje mode në mbarë botën.

Karriera e aktrimit të Ozçivitit filloi me serialin televiziv “Minus 18” ku luajti rolin e një polici të ri me emrin Murat. Më vonë ai mori pjesë në serialin televiziv Zoraki Koca dhe Baba Ocağı. Përveç kësaj, ai u shfaq në filmin kinematografik Musallat. Ai ka luajtur gjithashtu rolin e Çetinit në serialin televiziv “Sekrete të vogla”, përshtatja në Turqi e Gossip Girl. Ai qenë pjesë e kastit të Sulltani i Madhërishëm si Mallkoçollu, gjatë të cilës mbante mustaqe të cilat janë kopjuar shpesh në Turqi. Gjatë kohës, Ozçivit ishte shumë i kërkuar si imazh për reklama. Ai ka luajtur rolin e Kamran-it në serialin dramatik Çalıkuşu.


Të gjithë personazhet e "Trumcaku"

Hande Ereçel ka lindur në 1993 në Balikesir. Ajo është ...më shumë

Deniz Celiloğlu lindi në Bullgari dhe në moshën 3 vjeçare ...më shumë

Begüm Kütük ka lindur në Izmir dhe studimet e larta ...më shumë

Fahriye evcen ka lindur më 4 qershor 1986 në Gjermani. ...më shumë

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është ...më shumë