Dashuri e pafund - Neslihan Atagül

Neslihan Atagyl
Neslihan Atagyl (lindur më 20 gusht 1992 në Stamboll), është aktore turke.
Në vitin 2005, dy muaj pasi regjistrohet në agjencinë Erberk ka luajtur në një video reklame. Ajo studion në Universitetin Jeditepe në degën e teatrit.
Neslihan Atagyl e ka filluar jetën e aktrimit për herë të parë në 2006 me personazhin e Denizit në telenovelën “Yaprak Dökümü/Bien gjethet”. Ajo ka luajtur sërish në vitin 2006 në filmin “İlk Aşk/Dashuria e parë”. Me këtë film, në festivalin e filmit “Altın Koza” ajo u vlerësua me çmimin “Aktorja e re shpresëdhënëse”. Në vitin 2011 ka luajtur në telenovelën “Hayat Devam Ediyor/Jeta vazhdon” me regjisor Mahsun Kërmëzëgyl. Në vitin 2012 filmi “Araf” i cili tregon historinë e dy të rinjve që punojnë në një vend ku autobusët ndalojnë për pushim, fitoi pëlqimin e shikuesve me performancën e Neslihan Atagylit. Neslihan Atagyli në vitin 2013 ka luajtur në telenovelën “Fatih Harbiye”. Ndërsa tani interpreton në telenovelën “Kara Sevda”.
Ajo është fejuar me Kadir Doullu në 25 nëntor 2015 pas gati tre vjetësh bashkë


Të gjithë personazhet e "Dashuri e pafund"

Burak Ozçivit (lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll) është ...më shumë

Neslihan Atagyl Neslihan Atagyl (lindur më 20 gusht 1992 në ...më shumë

Kaan Urganxhiollu (lindur më 8 maj 1981, Izmir), është aktor ...më shumë

Kyrshat Allniaçik (lindur më 1 tetor 1962, Ankara) është aktor ...më shumë

Ka lindur më 14 prill 1991. Ka konkuruar në shumë ...më shumë

Ka lindur më 5 gusht të vitit 1964. Ajo është ...më shumë