Rikthimi - Elena Serrano

Elena është mbesa e Monikës dhe ajo e ka rritur që kur ka qenë gjashtë vjeçe. Një vajzë e ftohtë dhe ambicioze, me një sensualitet dhe bukuri që e përdor për të arritur gjithçka që do. Di fare mirë si t’i fshehë ndjenjat e saj të vërteta. Duke i besuar, Monika e punëson si menaxheren e saj, por plani i saj është krejt tjetër. Elena fsheh një sekret të madh; ajo ka qenë një nga personat që shkaktoi vdekjen e Hulianit para pesë vjetësh. Vrasjen që ajo ka bërë e ka parë një nga shërbyeset, por Elena e kërcënon se do ta vrasë nëse tregon. Ajo i kontrollon më së miri veprimet e saj, por ka një dobësi të madhe, fiksimin e saj për Herardon, të cilin e ka njohur para tre vjetësh në një bar. Hapi i radhës është të vrasë Helenën duke e helmuar pak e nga pak dhe më pas, të marrë pasurinë e familjes, por Monika do të rikthehet për t’i prishur planet.


Të gjithë personazhet e "Rikthimi"

Ajo është një grua e pjekur dhe me një bukuri ...më shumë

Elena është mbesa e Monikës dhe ajo e ka rritur ...më shumë

Herardoja është një mashkull shumë tërheqës, talenti më i madh ...më shumë

Kamila është e bija e Hulianit dhe Monikës. Ajo është ...më shumë

Emiliana Serrano është një vajzë e ëmbël dhe shumë inteligjente. ...më shumë

Adriana është një vajzë e re e cila punon si ...më shumë