A vjen me pas dashuria? - Episodet 131-132-133

Melahati tronditet thellë kur mëson nga Rizai se Aishja është shtatzënë. Kjo e fundit do t’i shpjegojë Gonxhës që lajmi për shtatzëninë e saj s’është i vërtetë dhe se u detyrua të gënjejë për të shpëtuar Keremin nga martesa me Xhejdën. Melahati do t’i kërkojë Rizait të flasë me Muhsinin për të ardhmen e lidhjes mes Keremit dhe Aishes.
Rizai dhe Muhsini pajtohen për hir të fëmijës së Keremit dhe vendosin të mbledhin të dyja familjet në një darkë të përbashkët. Aishja i tregon Keremit që nuk është shtatzënë në të vërtetë dhe se e ka gënjyer për të marrë hak. Të dy vendosin të vazhdojnë të shtiren. Xhejda do të vijë e paftuar në darkë dhe i thotë Muhsinit se Aishja dhe Keremi kanë gënjyer që në fillim për martesën e tyre të rreme dhe tani për fëmijën. Keremi vendos të paguajë një aktor që të luajë rolin e mjekut.
Xhejda sjell mjekun e saj në klinikën e rreme dhe kërkon që ai ta vizitojë Aishen. Muhsini e miraton kërkesën e saj. Mjeku i vërtetë konfirmon shtatzëninë e Aishes. Ndërkohë që të gjithë lehtësohen, Aishja merr një tjetër lajm tronditës nga gjinekologu i vërtetë. Ai pohon se gënjeu që ta shpëtonte Aishen nga pozita e vështirë dhe e këshillon t’i tregojë të vërtetën partnerit të saj. Xhejda e lënduar vendos të hakmerret ndaj Keremit.

Të gjithë episodet e "A vjen me pas dashuria?"

Gjatë një mbledhje me drejtuesit e firmës Keremi tregon për ...më shumë

Hylja do t’i kërkojë Sametit të divorcohen. Aishja ndihet përherë ...më shumë

Melahati tronditet thellë kur mëson nga Rizai se Aishja është ...më shumë

Një incident do ta detyrojë Aishen të kalojë natën me ...më shumë

Xhejda fillon përgatitjet për martesën e saj me Keremin. Aishja ...më shumë

Xhejda dhe Aishja vihen në garë që të fitojnë vëmendjen ...më shumë

Selimi do të gënjejë i shtyrë nga Nexhdeti. Me shpresën ...më shumë

Xhejda i tregon Jeldës se është lidhur me Keremin dhe ...më shumë