Dashuri e pafund - EPISODI 218-219-220

Asunë do ta kthejnë sërish në psikiatri, por këtë herë nën masa më të rrepta. A do ta pranojë nëna e Zejnepes martesën e kësaj të fundit me Emirin, edhe pse gjithçka është bërë për hir të fëmijës? Si do të ndihet Emiri kur të ndiejë goditjen e parë në bark të djalit të tij? Festa e beqarisë së Nihanit do të shndërrohet nga një natë e çmendur me shoqërinë në natën tradicionale të kënasë me familjarët më të dashur.

Galipi arrin të gjejë një thikë brenda në burg, por a do ta çojë ai hakmarrjen e tij deri në fund? Ashtu siç e do zakoni, familjarët e dhëndrit shkojnë ta marrin Nihanin në shtëpi duke u rënë daulleve. Të gjithë janë të emocionuar për ceremoninë martesore buzë detit, ndërsa Zejnepja përpiqet të zbulojë se cili është kurthi që po ngre Emiri.

A do të arrijë Kemali të mbijetojë në vendin ku e ka mbyllur Emiri pikërisht në ditën e dasmës? Kemali dhe Nihani do të betohen para të gjithëve se do të jenë me njëri-tjetrin deri në përjetësi. Në përpjekje për të ndaluar Emirin, Zejnepja pëson një aksident në pragun e shtëpisë. A do të mbijetojë fëmija që ajo pret?

Të gjithë episodet e "Dashuri e pafund"

Nata e parë e martesës për Nihanin dhe Kemalin do ...më shumë

Nihani është e dëshpëruar që po qëndron larg së bijës, ...më shumë

Kurth pas kurthi, intrigë pas intrige, si do të arrijë ...më shumë

Gjakrat ndizen në shtëpinë e Emirit, sidomos kur ky i ...më shumë

Ditë të bukura po vijnë për Kemalin dhe Nihanin, që ...më shumë

Asunë do ta kthejnë sërish në psikiatri, por këtë herë ...më shumë

Kë ka ardhur të arrestojë policia në shtëpinë e Kemalit? ...më shumë

Kush do ta shpëtojë Kemalin nga flakët që po përpijnë ...më shumë