- Episodet 40-41-42

Xhemali i kërkon Hymeirës të shkruajë një deklaratë me shkrim dhe të tregojë lidhjen e saj me Halkën. Çagataji merr drejtimin e Halkës dhe mbledh të gjithë anëtarët e saj, të cilëve u kërkon të punojnë me trafik droge. Do ta zbatojnë ata urdhrin e tij? Xhemali e fut dëshminë në zarf dhe ia jep Baharit që ta ruajë në rast se ai vdes.

Çagataji i cakton një detyrë të re Kanit dhe Xhihangirit. Bashkë me Iskenderenin, ata do të gjenden përballë njëri-tjetrit pasi kanë rënë në kurthin e Çagatajit. Në shenjë hakmarrje për atë që i bënë në restorantin e Iskenderit, Çagataji vjedh floririn e një tregtari dhe brenda në kontejner kyç Kanin dhe Xhihangirin. Të gjithë janë vënë në lëvizje pas mungesës së dy djemve. Hymeira zbulon biznesin e drogës dhe për këtë do të njoftojë komisar Xhemalin.

Xhihangiri shkon të marrë paratë për të shpëtuar Kanin dhe Iskënderin. Cila është loja që ai do t’i punojë Çagatajit bashkë me Myzhden? Xhemali vendos të ndërhyjë me skuadrën e tij gjatë shkëmbimit të shumëpritur. Burunsuzi kupton që paratë janë false, por ndërhyrja në kohë e Xhengizit me ekipin e tij krijon një luftë të vërtetë brenda. Bahari do të qëllojë aksidentalisht Kanin.

 

Të gjithë episodet e ""

Çagataji i ngre pritë Iskenderit dhe Myzhdesë. Xhihangiri përballet me ...më shumë

Pasi vret Iskenderin në port, Xhihangiri vendos të arratiset. Policia ...më shumë

Altemuri vendos të mënjanojë Çagatajin dhe t’ia japë detyrat e ...më shumë

Gylaj i kërkon shpjegime Ilhanit për të kaluarën. Faruk Erdemi ...më shumë

Xhemali i kërkon Hymeirës të shkruajë një deklaratë me shkrim ...më shumë

Xhengizi detyron Kanin që të vrasë djalin e tij, Çagatajin, ...më shumë

Në një rikthim në ngjarjet e tre viteve më parë, ...më shumë

Xhihangiri s’u beson syve kur futet në shtëpinë e gjelbër. ...më shumë