Më thirr nënë - Episodi 18-19-20

Ozlemi përpiqet të gjejë justifikime, por e vërteta merret vesh dhe Adnani e dëbon nga shtëpia. Damlla gjendet përballë një dileme nëse duhet të vazhdojë të takohet apo jo me Adnanin. A do ta mësojë gjyshi incidentin që i ndodhi Zejnepes në shkollë?! Ndërkohë bordi pritet të marrë vendimin nëse do ta përjashtojë apo jo Zejnepen dhe asaj i duhen prova për të provuar pafajësinë e saj.

Nevzati mëson të vërtetën dhe bën gjithçka për të mbuluar Ozlemin. Damlla i kërkon Alevit të largohet, por Nexhmija arrin t’i qetësojë disi gjakrat mes motrave dhe të zbusë zemëratën e Alevit. Këshilli disiplinor mblidhet për të marrë një vendim për Zejnepen, ndërkohë që Ali Osmani çon dy agresorët të rrëfejnë të vërtetën. Çfarë u ndodh atyre gjatë rrugës dhe a do të arrijë Zejnepja të provojë pafajësinë e saj?

Alevi takon Zejnepen jashtë shtëpisë, por Hasani i sheh rastësisht dhe kaq mjafton për të shkaktuar një sherr të madh. Ozlemi shkon te shtëpia e Damllës dhe i thotë Hasanit se vajza e tij ka lidhje me bashkëshortin e saj. Fill pasi e merr vesh, Adnani niset menjëherë për të shpëtuar Damllën, por situata del jashtë kontrollit kur ai pranon të vërtetën para familjarëve të Damllës. Çfarë do të dëgjojë Zejnepja nga biseda e tyre dhe si do të reagojë ajo?

Të gjithë episodet e "Më thirr nënë"

Të revoltuara nga lajmi tronditës që morën, Alevi, Damlla dhe ...më shumë

Merti përplaset ashpër me Saliun në shkollë pasi e sheh ...më shumë

Adnani pranon përpara Alevit se është i dashuruar me Damllën. ...më shumë

Ozlemi vazhdon taktikat e saj djallëzore duke përdorur Alian për ...më shumë

Alevi kalon çaste të bukura pranë Zejnepes, ndërkohë që përpiqet ...më shumë

Çetini shfrytëzon gjendjen e vështirë të Ozlemit për ta kërcënuar ...më shumë

Gjithkush vihet në lëvizje për të gjetur Zejnepen, e cila ...më shumë

Ali Osmani e mbështet Alevin dhe e inkurajon për të ...më shumë