Ribashkimi - Episode 111-112-113

Keremi shkon në shtëpinë e Bylentit dhe flasin për pikturën që morën. Çfarë i jep Bylenti Keremit për të rrëzuar Tahsinin?
Azizi përballet me Tahsinin dhe i kërkon llogari për pikturën dhe lojën e tij me Bylentin.
Bylenti gjen se çfarë sekreti fshihet pas pikturës dhe vendos të shkëpusë marrëdhëniet me Tahsinin. Si do ta presë Tahsini këtë vendim?
Nehiri largohet nga kompania dhe shkon të përballet me Feridenë. Çfarë do t’i thotë ajo Feridesë? Zehra i tregon Jagmurit dhe Jallçënit për Alisën dhe familjen e saj. Si do të reagojë Alisa kur të dëgjojë emrin e bashkëshortit të saj?
Keremi takon Tahsinin dhe i tregon për zarfin që doli pas pikturës. Çfarë do të kërkojë Keremi nga burri që e ka rritur?
Azizi zbulon se spiuni në kompani është Enesi. A do t’i japë Enesi Azizit informacionin që ai kërkon prej tij?
Tahsini i dëshpëruar kërkon mbështetjen e Azizit. A do të pranojë Azizi të bashkëpunojë me të atin?
Jallçëni mëson detaje të reja rreth pistoletës. A do ta çojnë informacionet e tij Feridenë një hap më pranë zbulimit të sekretit që fshihet në familjen e saj?

Të gjithë episodet e "Ribashkimi"

Azizi vendos të shkojë në fabrikën e vjetër të gjyshit ...më shumë

Azizi mëson për vdekjen e babait të tij. Në të ...më shumë

Tahsini përfundon në burg. Vila e Korkmazerëve tashmë është në ...më shumë

Ferideja rrezikon jetën dhe i shkon Tahsinit në shtëpi. Ajo ...më shumë

Abdullahu shkon në kompaninë Korkmazer për të marrë pikturën. Ku ...më shumë

Jallçëni shkon në shtëpinë e Feridesë dhe u kërkon të ...më shumë

Keremi shkon në shtëpinë e Bylentit dhe flasin për pikturën ...më shumë

Teksa Azizi përpiqet që të marrë paratë e nevojshme për ...më shumë