Dashuri e pafund - EPISODI 200-201-202

Tarëku do të kërcënojë me armë Emirin, por a do ta çojë ai deri në fund hakmarrjen e tij? Si do të ndihet Emiri kur të dëgjojë për herë të parë të rrahurat e zemrës së djalit të tij? Çfarë do të zbulojë Merxhani brenda USB-se që do ta marrë në kasafortë?

Pasi të gjithë kanë zbuluar se kush është vrasësi i vërtetë i Ozanit, Kemali i thotë Nihanit se tanimë lidhja e tyre është e pamundur dhe se duhet të ndahen. I pafuqishëm për të ndihmuar të vëllanë, Tarëku dorëzohet vetë në polici. Çfarë do t’i propozojë Emiri Zejnepes dhe a do të pranojë ajo në këtë situatë të dëshpëruar që gjendet?

A do të zbulohet mashtrimi i depozitave minerare pas mbledhjes së bordit që do të organizohet në kompaninë “Kozxhuogllu”? Zejnepja do t’i thotë përfundimisht lamtumirë Hakanit duke mos pranuar të martohet me të. Nihani vendos të përballet me Tarëkun, me vrasësin e vëllait të saj. Ç’do të ndodhë mes të dyve?

Të gjithë episodet e "Dashuri e pafund"

Nata e parë e martesës për Nihanin dhe Kemalin do ...më shumë

Nihani është e dëshpëruar që po qëndron larg së bijës, ...më shumë

Kurth pas kurthi, intrigë pas intrige, si do të arrijë ...më shumë

Gjakrat ndizen në shtëpinë e Emirit, sidomos kur ky i ...më shumë

Ditë të bukura po vijnë për Kemalin dhe Nihanin, që ...më shumë

Asunë do ta kthejnë sërish në psikiatri, por këtë herë ...më shumë

Kë ka ardhur të arrestojë policia në shtëpinë e Kemalit? ...më shumë

Kush do ta shpëtojë Kemalin nga flakët që po përpijnë ...më shumë