Trumcaku - EPISODI 22-23-24

Maria i tregon Feridesë të vërtetën për Selimin. Kamrani e pret në takim, por Ferideja shkon në spital që të përballet me Selimin. Kamrani tronditet kur dëgjon debatin mes tyre. Në gjykatë, Kamrani kupton që Nerimani e ka kallëzuar në polici gjatë arratisë dhe shkëputet plotësisht prej saj. Leventi burgoset. Feridenë e dënojnë në shkollë. Ç’rrjedhë do të marrë më pas jeta e saj?

Kolegji francez mbyllet për një javë dhe Ferideja nuk ka se ku të shkojë. Znj. Neriman orvatet ta bëjë sërish për vete Kamranin, por ai i qëndron ftohtë. Nexhmija bëhet bashkëpunëtore me Selimin në planet e fshehta që ai kurdis. Znj. Besime zbulon se Ferideja ka thënë të vërtetën dhe e detyron të bijën të tregojë gjithçka. Si do të veprojë më pas Besimeja për të mbrojtur Nexhmijen?

Besimeja i tregon të birit që Feridenë e kanë akuzuar pa të drejtë. Kamrani prish fejesën mes së motrës dhe Selimit. Ferideja vendos të shkojë te tezja tjetër në Tekirdag. Me unazën e së ëmës ajo blen biletën e tragetit. Kamrani e ndjek nga pas. Myneveri takon fshehurazi Nexhmijen dhe i thotë që Selimi e do dhe se gjithçka tashmë varet prej saj. Ç’veprim tragjik do të kryejë Nexhmija për t’u bashkuar sërish me Selimin?

 

Të gjithë episodet e "Trumcaku"

Selimi zbulon krejt rastësisht se ku fshihet Kamrani dhe ky ...më shumë

Kamrani do të rrezikojë dënimin me vdekje, përpos përpjekjeve të ...më shumë

Ferideja, për të shmangur provokimet, i kërkon Kamranit t’i sigurojë ...më shumë

Nexhmija vuan për dashurinë e Selimit, ndërkohë që ky i ...më shumë

Ç’po përpiqet të fshehë Ademi me Sejfetin që i vënë ...më shumë

Pas vdekjes së të ëmës, Feridenë vendosin ta çojnë në ...më shumë

Besimeja i hap zemrën Nerimanit. Ferideja dëgjon këshillën e motër ...më shumë

Kamrani mëson se Ferideja ka filluar punë. Seifetini mëson se e ...më shumë