Zonja Fazilet dhe të bijat - EPISODI 37-38-39

Pas të vërtetës së Nilit, Selini vendos të merret vetë me Jasinin dhe e takon për të biseduar. Jasini lajmërohet se babai i tij ishte shtruar në spital dhe bashkë me të shkon dhe Selin. Në spital takohet me Exhenë e cila i tregon Jasinit kush ishte Selin në të vërtetë. Hazimi shikon Faziletin në spital pranë Kerimes dhe pëson një arrest kardiak. Nili shkon në shtëpinë e Hazanit dhe ka planifikuar një plan shumë keqbërës për Hazanin në shenjë hakmarrje.
Nili i bën një gjilpërë Hazanit për ta vënë në gjumë dhe kur zgjohet i kërkon të thërrasë Sinanin për t’i ngritur një kurth. Jasini takon Jagizin në spital dhe debaton me të. Jagizi shkon të shikojë Kerimen dhe i kujtohet që e kishte takuar më parë. Në mendjen e tij ngjallen shumë dyshime. Sinani shkon në shtëpinë e Hazanit dhe Nili e drogon dhe atë. Nili kërkon të dijë arsyen përse u nda nga ajo dhe Sinani i shpreh se ka rënën në dashuri me Hazanin.
Jasini takon Selinin dhe i kërkon të marrë vesh të vërtetën, ajo i thotë se është Exheja ajo që i është vardisur të vëllait. Nili vendos të mos i vërë flakën Hazanit dhe shtëpisë duke u betuar se do të hakmerrej. Fazileti përfiton që është vetëm në shtëpi dhe i vë flakën. Sinani i merr të qëndrojnë në vilë. Hazimi mbetet i tronditur, por nga frika se mos Fazileti e di të vërtetën nuk thotë asgjë. Ndërkohë fjalët e Selinit i kanë mbetur Jasinit në mendje edhe pse para saj nuk e dha veten.

Të gjithë episodet e "Zonja Fazilet dhe të bijat"

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij ...më shumë

Selini merr në dorë fëmijën e Exhesë. Hazimi denoncon Lalen ...më shumë

Jagizi largohet nga shtëpia pasi Sinani e poshtëroi. Exheja zgjohet ...më shumë

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër ...më shumë

Gokani punëson Kudretin si truprojën e tij dhe Jasemini përballet ...më shumë

Sinani do të ndalojë Nilin të hyjë në vilë, ndërkohë ...më shumë

Hazani përballet me Kerimen në spital. Jasemini arrin të regjistrojë ...më shumë

Policia lajmëron Hazimin për aksidentin që ka pësuar Sinani. A ...më shumë