Zonja Fazilet dhe të bijat - EPISODI 49-50-51

Selin vendos t’i tregojë gjithçka Jasinit. Exheja ia thotë në sy Jasinit se është martuar dhe ai ia hedh unazën në fytyrë. Selin shkon të gjejë ngushëllim në shtëpinë e Jasinit. Sinani dehet në një diskotekë dhe lajmëron gazetarët për atë që ka ndodhur. Gokhani shkon në varrin e nënës dhe aty i rri pranë Jasemini e cila i thotë se ka shkuar për ta ngushëlluar. Exheja kalon natën e saj të parë si e martuar në dhomën ku nisi e gjithë historia.

Zonja Fazilet ndryshon sjellje tanimë që është vjehrra e z. Hazim. Hazani shkon përsëri në vilë për të marrë Exhenë, por ajo e dëbon jashtë. Exheja dhe Hazimi dalin të hanë mëngjes dhe ndërkohë Hazimi i tregon Exhesë se çfarë planesh ka për të ardhmen e saj. Sinani shkon pas Hazanit i penduar, por ajo përsëri nuk e fal. Hazani shikon Erdalin me Jagizin dhe kupton që diçka po ndodh.

Pas debatit me Exhenë, Selin vendos të kthehet sërish në vilë. Ajo e ka të vështirë të pranojë se tani dhoma ku Exheja rri e rrethuar nga dhuratat është e saja. Zonja Fazilet këmbëngul që marrëveshja paramartesore të mos firmoset. Sinani dhe Jagizi debatojnë sërish. Zonja Kerime kthehet në shtëpinë e saj. Selin, e mbushur me urrejtje shkon natën në dhomën e nënës së saj dhe përpiqet të vrasë Exhenë

Të gjithë episodet e "Zonja Fazilet dhe të bijat"

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij ...më shumë

Selini merr në dorë fëmijën e Exhesë. Hazimi denoncon Lalen ...më shumë

Jagizi largohet nga shtëpia pasi Sinani e poshtëroi. Exheja zgjohet ...më shumë

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër ...më shumë

Gokani punëson Kudretin si truprojën e tij dhe Jasemini përballet ...më shumë

Sinani do të ndalojë Nilin të hyjë në vilë, ndërkohë ...më shumë

Hazani përballet me Kerimen në spital. Jasemini arrin të regjistrojë ...më shumë

Policia lajmëron Hazimin për aksidentin që ka pësuar Sinani. A ...më shumë