Zonja Fazilet dhe të bijat - EPISODI 76-77-78

Sianani takohet me Jagizin dhe e pyet ballë përballë nëse është i dashuruar me Hazanin. Jagizi e mohon këtë për të shpëtuar dashurinë e vëllait. Fazileti takon Gylten në lagje dhe vendos që ta ndjekë për të vërtetuar pafajësinë e saj. Jasemini urdhëron që fotografitë t’i dërgohen Hazimit. Selini i tregon Hazimit për takimin e Jasinit me Exhenë, por si do të reagojë ai kur në telefon të vijnë edhe fotot e të dyve?
I zemëruar, Hazimi urdhëron njerëzit e tij që të marrin Jasinin me zor dhe e dërgon në kantier. Selini, Exheja dhe Gokhani shkojnë në kantier të shpëtojnë Jasinin, të cilit Hazimi i ka vendosur pistoletën në kokë. Jagizi betohet se do të bëjë çdo gjë për të bashkuar Hazanin dhe Sinanin. Hazimi nuk e vret Jasinin, por betohet se do ta bëjë nëse ai i afrohet gruas së tij. Fazileti është vënë në ndjekje të Jaseminit dhe Gyltenit nëpërmjet Kerimes dhe gjen dyqanin që solli pikturën e re në shtëpi.
Exhe vendos të kërkojë ndihmë nga Jasemini për gjendjen e Hazimit. Exhe mendon se Jasemini po e ndihmon dhe fillon të ketë besim tek ajo. Fazileti shkon në atelienë ku ishte porositur piktura por nuk mund të marrë asnjë informacion. Hazimi i ndërpret buxhetin e projektit Jagizit dhe Sinanit dhe i detyron të paguajnë vetë shpenzimet. Jagizi vazhdon projektin me paratë e tij. Ndërsa Sinani vendos të shesë makinën.

Të gjithë episodet e "Zonja Fazilet dhe të bijat"

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij ...më shumë

Selini merr në dorë fëmijën e Exhesë. Hazimi denoncon Lalen ...më shumë

Jagizi largohet nga shtëpia pasi Sinani e poshtëroi. Exheja zgjohet ...më shumë

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër ...më shumë

Gokani punëson Kudretin si truprojën e tij dhe Jasemini përballet ...më shumë

Sinani do të ndalojë Nilin të hyjë në vilë, ndërkohë ...më shumë

Hazani përballet me Kerimen në spital. Jasemini arrin të regjistrojë ...më shumë

Policia lajmëron Hazimin për aksidentin që ka pësuar Sinani. A ...më shumë