Zonja Fazilet dhe të bijat - EPISODI 82-83-84

Hazimi i heq Sinanit të gjitha të drejtat dhe lidhjet me kompaninë. Gjendja e Hazimit po përkeqësohet por ai nuk pranon të vizitohet. Hazani mëson se e ëma është në spital, por nuk e gjen aty. Exheja nuk pranon të shkojë ta kërkojë. Pas lajmit se fëmija nuk është zhvilluar, Selin bëhet dëshmitare e një bisede të fshehtë ku mëson se fëmija që pret Exhe është i Jasinit.
Hazani dhe Jagizi arrijnë të ndalojnë autobusin dhe Hazani e merr nënën në shtëpi. Fazileti i tregon çfarë ka ndodhur dhe i kërkon Hazanit të bindë Exhenë të qëndrojë larg Jaseminit. Hazimi dërgon avokatin te Jagizi dhe i kërkon të heqë dorë nga mbiemri si markë e projektit të kozmetikës. Hazani shkon të bisedojë me Exhenë, por ajo mban sërish anën e Jaseminit, madje i tregon kësaj të fundit edhe për dhomën e hotelit.
Hazimi përkeqësohet çdo ditë dhe më shumë. Jasemini po përpiqet sërish të përfitojë nga situata. Kush do ta ndihmojë Jagizin nga falimentimi? Fazileti fton Kerimen në shtëpi dhe i tregon për fqinjët e Hazanit. Ajo i kërkon që të mbrojë Exhenë nga Jasemini. Gokani vendos të ndihmojë vëllezërit me kusht që të largojnë Hazanin, por ata nuk e pranojnë kushtin.

Të gjithë episodet e "Zonja Fazilet dhe të bijat"

Jagizi do të mësojë se kush është nëna e tij ...më shumë

Selini merr në dorë fëmijën e Exhesë. Hazimi denoncon Lalen ...më shumë

Jagizi largohet nga shtëpia pasi Sinani e poshtëroi. Exheja zgjohet ...më shumë

Kudreti e dërgon Jaseminin në shtëpinë e tyre të vjetër ...më shumë

Gokani punëson Kudretin si truprojën e tij dhe Jasemini përballet ...më shumë

Sinani do të ndalojë Nilin të hyjë në vilë, ndërkohë ...më shumë

Hazani përballet me Kerimen në spital. Jasemini arrin të regjistrojë ...më shumë

Policia lajmëron Hazimin për aksidentin që ka pësuar Sinani. A ...më shumë